Ju ka ndodhur të gjithëve që të keni ndaluar teshtimën, ose të sforcoheni për të krijuar sa më pak zhurmë.Por këshillohet që të mos e bëni më një gjë të tillë.
Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë se160 kilometra në orë.Nëse e mbani teshtimën, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që mund të dëmtohet. Për shembull në vesh.
Po ashtu, mund të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marrje mendsh për një kohë të gjatë. Por mund të dëmtoni edhe enët e gjakut në sy ose diafragmën, shkruan noa.
Në rast të një teshtime të fortë që ju e keni ndaluar qëllimisht, ka shumë gjasa që të lëndoni edhe qafën tuaj.Përveç kësaj, një veprim i tillë mund të dëmtojë edhe plagët tek njerëzit që kanë operuar kohët e fundit sinuset.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.