×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    E thonë shkencëtarët: Vetëm dy birra në ditë mund të ‘plakin trurin tuaj deri në 10 vjet’

    Reporteri
    12 Mars 2022 | 10:54

    Vetëm dy birra në ditë mund ta plakin trurin me ekuivalentin e 10 viteve, kanë pohuar shkencëtarët.

    Konsumatorët janë paralajmëruar të ndalojnë zakonet e tyre të këqija, veçanërisht ata të moshës së mesme.

    Studimi zbuloi se disa gota verë me darkë në mbrëmje mund të përshpejtojnë plakjen, shkruan The Sun.

    Studiuesit analizuan skanimet e trurit me MRI të 36 mijë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas i pyetën ata për zakonet e tyre të pirjes, transmeton telegrafi.

    Rezultatet e tyre sugjeruan se një person 50 vjeçar me zakonin e dy pijeve ditore kishte një tru 10 vjet më të vjetër sesa nëse e linte plotësisht pijen.

    Lidhja përkeqësohej sa më shumë që një person pinte, tregojnë gjetjet e publikuara në Nature Communications.

    Edhe ata që pinë vetëm një litër birrë në ditë, ose një gotë ose verë, kishin tru rreth dy vjet më të vjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!