×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Ekspertja e Harvardit tregon vitaminën më të mirë për trurin

    Reporteri
    17 Tetor 2022 | 19:04

    Vitaminat janë të nevojshme për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin normal të qelizave. Rëndësia e vitaminave lidhet drejtpërdrejt me shëndetin, pasi është treguar se shfaqja e sëmundjeve të caktuara krijohet nga mungesa e disa vitaminave. Aktualisht, vitaminat mund të ndihmojnë në parandalimin e disa sëmundjeve kronike.

    Natyrisht, ato gjenden në ushqim, ndaj këshillohet të zgjedhim mirë mënyrën e të ushqyerit.

    Autorja e librit “This is your brain on food”, Dr. Uma Naidoo, e Universitetit të Harvardit, ka siguruar në një intervistë për BBC se vitamina më e mirë për trutin është vitamina B, sepse ajo është çelësi për të mbajtur trurin tonë të ri dhe të shëndetshëm.

    “Ka 8 lloje të vitaminave B. Një nga të preferuarat e mia dhe për të cilën flas gjatë gjithë kohës, është vitamina B-9, e cila është acid folik”, thotë mjekja, e cila argumenton se vitaminat B janë të mira edhe për organe të tjera përveç trurit, por që të gjitha kanë “ndonjë element” që e ndihmon atë.

    Vitaminat B ndihmojnë trupin të marrë energji nga ushqimi që hamë. Ato gjithashtu ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kontribuojnë në funksionin e mirë të imunitetit, si dhe mbështesin procese të tjera të rëndësishme në trup. Ato janë të tretshme në ujë, kështu që mund të humbasin në ujin e gatimit dhe, nëse merren me tepricë, eliminohen me anë të urinimit. Vitaminat B mund të merren nga peshku, pula, viçi, vezët dhe produktet e qumështit. Edhe perimet me gjethe jeshile apo fasulet kanë gjithashtu këto lloj vitaminash.

    Por, Dr. Naidoo rekomandon që të mos hamë vetëm një lloj ushqimi: “Mos hani vetëm fasule ose vetëm perime me gjethe jeshile, sepse atëherë do të humbni shtatë vitaminat e tjera B”./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!