Një grua ka shpërthyer në lot gëzimi në ambientet e Klinikës Amerikane pasi morri vesh se kishte mbetur shtatzënë pas disa vitesh martesë.
Në videon e publikuar nga vetë faqja në Facebook e Klinikës Amerikane “Behar Kusari” në Prishtinë, shihet se si gruaja me plot emocione afrohet te shërbimi spitalor për t’i pyetur për rezultatet e testit të shtatzënisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në momentin që ato ia konfirmojnë shtatzëninë dhe e përgëzojnë për këtë, gruaja ulet në gjunjë dhe fillon të qajë nga emocionet e gëzimi.
“Emocione dhe Gëzim në Kliniken Amerikane “Dr. Behar Kusari”. Pacientja përlotet kur kupton që pas 7 Viteve merr lajmin që ka mbetur shtatzënë. Mbetemi të përkushtuar në trajtimin e qifteve që kanë probleme me shtatzëni, për të ju bërë ëndërren e tyre realitet”, shkruan klinika në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.