Flokët e lagur ashtu siç mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës mund të shkaktojnë infeksione dhe sinusitin. Këto janë sëmundje të cilat shkaktojnë lodhje dhe duhet të kurohen.
Dalja jashtë gjatë ditëve të ftohta në një mot me erë pa i tharë flokët, mund të shkaktojë probleme serioze si migrenë, ftohje dhe paralizë të fytyrës.
Edhe fjetja me flokë të lagur pas banjës në darkë është aq e rrezikshme sa të dalësh me flokë të lagur përjashta.
Gjatë krizave të migrenës të sëmurët shqetësohen nga drita, zhurma dhe aromat. Mos-tharja e flokëve, shëtitja me flokë të lagur edhe nëse bëhet rrallë, mund të jetë fillimi i një migrene.
Të sëmurët që e dallojnë një gjendje të tillë duhet t’i thajnë mirë flokët pas banjës, të mos shëtisin me flokë të lagur pas dushit, transmeton Telegrafi.
Shëtitja përjashta me flokë të lagur në kohë të ftohtë dhe me erë, të fjeturit me flokë të lagur, qëndrimi para kondicionerit apo para një vendi ku ka korrent mund të shkaktojë dhe pasoja të tjera serioze si paralizë fytyre.
Këshillë: Thajini flokët pas banjës edhe nëse jeni në shtëpi. Nëse ju duhet të dilni menjëherë përjashta, mbulojeni mirë kokën dhe veshët me një kapuç ose shall.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.