Pfizer pasuron arsenalin e armëve të suksesshme në luftën kundër Covid-19. Pas vaksinës vjen ilaçi, që sipas të dhënave, redukton me 89 për qind mundësinë e hospitalizimit dhe vdekjes nga koronavirusi tek personat më të rrezikuar.
Medikamenti i quajtur Paxlovid rekomandohet për të moshuarit dhe grupe të tjera të rrezikuara nga sëmundja e rëndë. Lajmi vjen një ditë pasi rregullatori britanik i dha dritën jeshile një trajtimi të ngjashëm nga kompania Merk.
Pfizer bëri të ditur se kishte ndërprerë para kohe testet klinike, pasi rezultatet fillestare ishin shumë pozitive.
Ilaçi bllokon një enzimë, që virusit i duhet për t’u shumëfishuar dhe funksionon disi më ndryshe se ai prodhuar nga Merk, që ndërhyn tek kodi gjenetik i virusit.
Kompania farmaceutike tha se do të dorëzojë të dhënat e testeve klinikë tek rregullatori amerikan FDA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.