Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka folur për situatën globale të koronavirusit.
Në një intervistë për ‘Gates Noun’, Gates ka thënë që pandemia do të marrë fund vitin tjetër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Do të ishte marrëzi të bëja një parashikim tjetër, besoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në vitin 2022”, ka thënë amerikani.
Përhapja e variantit të ri të virusit, Omicron, ka përkeqësuar situatën pandemike në tërë botën pasi infektimit po ndodhë dy herë me shpejt.
Por, sipas Bill Gates, koronavirusi do të bëhet sëmundje endemike në vitin 2022.
“Jemi në një pozicion shumë më të mirë për të modifikuar vaksinat, nëse është e nevojshme. Mendoj që në fundin e vitit të ardhshëm do të fillojmë t’i kthehemi realitetit të plotë dhe të fillojmë të harrojmë pandeminë”, është shprehur 66 vjeçari.
Tashmë janë bërë pothuajse dy vite që nga përhapja e koronavirusit në mbarë botën./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.