Të pish dy deri në tre filxhanë kafe në ditë, mund të ketë një efekt pozitiv për shëndetin e zemrës.
Një studim i ri botuar në CNN thotë se kafeja mund t’ju mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja e hershme.
Rezultatet sugjerojnë se konsumimi i kafesë së bluar, kafesë së çastit apo asaj pa kafeinë, duhet të konsiderohet pjesë e një stili jetese të shëndetshëm”, tha autori i studimit Peter Kistler.
Studiuesit zbuluan se ka një ulje të konsiderueshme të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditjes në tru për të tre llojet e kafesë.
Megjithatë, vetëm kafeja e bluar dhe e çastit zvogëlon rrezikun për aritmi. Kafeja pa kafeinë nuk e ul këtë rrezik, sipas studimit të botuar të mërkurën në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese.
Studimet e mëparshme kanë treguar se sasitë e moderuara të kafesë së zezë ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe Alzheimerit, Parkinsonit, diabetit të tipit 2, sëmundjes së mëlçisë dhe kancerit të prostatës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.