Shumë studime deri më tani kanë treguar se konsumimi i rregullt i mishit të kuq është i lidhur me një rrezik të shtuar të zhvillimit të kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut.
Këto të dyja mund të çojnë në sëmundje të zemrës, si dhe në zhvillimin e disa llojeve të kancerit.
Siç raporton Eat This, disa studime madje kanë zbuluar se marrja e tepërt e mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe madje mund të shkurtojë jetën, përcjell Index.hr.
Edhe pse është e kuptueshme që konsumimi i herëpashershëm i mishit të kuq nuk do të sjellë pasoja të tilla negative, dietologët gjithsesi paralajmërojnë se grupe të caktuara njerëzish nuk duhet ta hanë këtë lloj mishi, por ta shmangin sa më shumë.
Kjo nënkupton:
Njerëzit që kanë kolesterol të lartë
Personat me sëmundje të zemrës ose të sistemit të qarkullimit të gjakut
Personat me sëmundje të avancuar të veshkave
Njerëzit me një histori familjare të kancerit të zorrës së trashë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.