Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar sot në Pejë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, transmeton Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ku me anë të një njoftimi në Facebook kanë shkruar se theksi i veçantë në këtë takim iu dha procesit të vaksinimit.
“Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.
Theks të veçantë, iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetatëve që të vaksionohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, u takua sot në Pejë me kryetarin e kësaj komune, z. Gazmend Muhaxheri.
Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.
Theks të veçantë, iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetatëve që të vaksionohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për tu mbrojtur nga infektimi nga COVID-19.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet shëndetësore, në veçanti për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Trajnimeve, që do t’i shërbejë gjithë stafit shëndetësor!
Ministri Latifi u zotua se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë.
Ndërkaq, kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri falënderoj ministrin Latifi për vizitën dhe për mbështetjen e bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët.