“Paracetamoli ka më shumë efekte anësore sesa vaksinat”. Deklarata u bë nga specialisti italian i sëmundjeve infektive Matteo Bassetti gjatë prezantimit të librit të tij “Bota është e mikrobeve”.
Sipas tij vaksinat kanë meritën që na lejuan të jetojmë një vit normal, duke iu referuar vitit 2022.
Në lidhje me efektet anësore të vaksinave, ai tha se “të gjitha barnat i kanë ato” dhe për shembull, paracetamoli ka më shumë se vaksinat”.
Për drejtorin e klinikës së sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova, Matteo Bassetti “shumë vdekje të pacientëve pozitivë, nga janari 2022 e deri më sot, klasifikohen si ‘Covid’, por kanë të bëjnë me pacientë që për shkak të patologjive të tjera do të kishin vdkur njëlloj”, duke iu shtuar zërave të studiuesve dhe mjekëve të tjerë./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.