Është një zakon që e ndjekin shumë njerëz por mjekët nuk e rekomandojnë pirjen e kafesë sapo zgjoheni. Dr Karan Raj, u shfaq në Morning Live të BBC-së ku u kërkoi njerëzve që të ndalonin pirjen e kafesë sapo të zgjoheshin. “Mos pini kafe në mëngjes për t’u zgjuar”, tha ai.
“Trupi juaj ju zgjon natyrshëm me kortizol, ju merrni një rritje të kortizolit në mëngjes. Pijeni kafenë më vonë, kur nivelet e kortizolit dhe nivelet tuaja të energjisë ulen, në mënyrë që të merrni një rritje të kafeinës atëherë dhe do të jetë më mirë.”, shtoi më tej doktori.
Duke folur për tre gabimet që bëni në mëngjes, përveç kafesë, ai thotë se nuk duhet ta shtyni asnjëherë alarmin dhe ta kontrolloni telefonin sapo zgjoheni. “Ju shtypni butonin “Snooze”. Kjo e bind trupin tuaj se po hyni në një cikël tjetër gjumi, duke bërë që të lironi hormone që nxisin gjumin.
“Pastaj kur ngriheni nga shtrati, ndiheni të lodhur për orë të tjera.”, tha ai duke shtuar se gjithashtu është gabim të kontrolloni telefonin sapo zgjoheni. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.