Njerëzit e kanë zakon t’i marrin telefonat në banjo. Një 3-minutësh aty, shpejt mund të kthehet në 15-minutësh duke lexuar, postuar apo shikuar video në telefon.
Mund të duket mënyrë e padëmshme për ta kaluar kohën, por ekspertët paralajmërojnë se ulja e zgjatur në guaskën e banjos mund ta dëmtojë shëndetin tuaj. Madje është lidhur me një rrezik në rritje të hemorroideve dhe dobësimit të muskujve të legenit, ka thënë Lai Xue, kirurg në një qendër mjekësore në Dallas.
Njerëzit duhet të shpenzojnë rreth 5 deri 10 minuta në banjo, sipas Farah Monzur, mjeke në Qendrën për sëmundjet inflamatore të zorrëve në New York, shkroi CNN.
Ekspertët kanë shpjeguar se nga ulja e zgjatur ka rrezik të madh që hemorroidet të paraqiten.
Monzur ka thënë se qëndrimi për gjatë po ashtu mund ta rrisë rrezikun e çrregullimit të rektumit. Më pas, muskujt e legenit mund të dobësohen.
Për të shmangur qëndrimin e tepërt në banjo, ekspertët këshillojnë që telefonat, revistat apo librat të mbahen jashtë banjos.
“Bëjeni qëndrimin në banjo sa më jointeresant”, ka thënë Monzur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.