×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mungesa e saj

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 17:09

    Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.

    Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

    Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

    Fakte të rëndësishme për rolin e vitaminës D në organizëm

    Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.

    Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

    Vitamina D ul rrezikun e kancerit të gjirit

    Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit.

    Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.

    Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

    Vitamina D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë

    Vitamina D ul edhe rrezikun e sklerozës së shumëfishtë. Në vende ku ka më pak ditë me diell, regjistrohen shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.

    Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.

    Mungesa e vitaminës D

    Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese.
    Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.

    Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme.

    Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia.

    Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.

    Mungesa e vitaminës D tek fëmijët

    Me përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit.

    Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë./ AgroWeb.org

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!