Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë një reagim publik të shtunën ndaj deklaratës së një dite më parë zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili kishte thënë se është normale që mjekët të ikin nga Kosova, transmeton Reporteri.net.
Këtë deklaratë Bislimi i kishte dhënë gjatë një raportimi në Komisionin për Integrimeve Evropiane.
Lidhur me deklaratën e Bislimit, me anë të një postimi Oda e Mjekëve të Kosovës i kanë reaguar Bislimit, ku në njoftim thuhet se një krahasim i tillë po të ishte ral për nga aryet do të ishte vlerësues për sistemin shëndetësor të Kosovës
Tutje ata kanë thënë se të thuhet që mjekët kosovarë po ikin në Gjermani pasi ata të Gjermanisë po ikin nga vendi i tyre, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute në të cilën funksionojnë mjekët e Kosovës.
“Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh zhgënjimin ndaj deklaratave të zv. kryeministrit, Besnik Bislimi i cili në takim me komisionin përgjegjës parlamentar ka bërë krahasimin e mjekëve kosovarë më mjekë gjermanë.
Një krahasim i tillë, po të ishte real për nga arsyet, do të ishte vlerësues para së gjithash për sistemin shëndetësor të Kosovës.
Mirëpo, në kushtet që punojnë mjekët kosovarë, pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë, vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovarë migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjermanë braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagim.
Veç të tjerash, në reagimin e OMK-së thuhet se Gjermania nuk ballafaqohet me deficitin kuadrovik vetëm në raport me profesionin e mjekut por edhe në sektorë të tjerë për shkak të faktorëve të ndryshëm social.
Reagimi/Foto: