Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në zinxhirin e ofertës dhe kërkesës kur bëhet fjalë për transfuzionet e gjakut, ka zbuluar një studim i ri.
Studiuesit nga Kryqi i Kuq Lifeblood dhe Universiteti i Australisë besojnë se sëmundjet e transmetuara nga gjaku, si dhe fatkeqësitë natyrore, ka të ngjarë të kthehen në një shqetësim për transfuzionet e gjakut.
“Përveç kufizimit të lëvizshmërisë së një numri të madh njerëzish, këto ngjarje ekstreme moti pengojnë ruajtjen, sigurinë dhe transportin e gjakut i cili ka një jetëgjatësi të shkurtër,” tha në një deklaratë Dr Elvina Viennet, një nga studiueset.
Çdo vit, 25 milionë njësi gjaku transfuzohen në Evropë. Ato nevojiten për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen operacionit, foshnjave të lindura para kohe, viktimave të aksidenteve dhe pacientëve që jetojnë me sëmundje kronike.
“Ndryshimi i klimës mund të ndikojë në disa sëmundje infektive që mund të transmetohen përmes gjakut dhe mund t’i pengojnë njerëzit të dhurojnë,” shtoi Viennet, duke përmendur intensifikimin e mundshëm të sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat si Ethet e Dengës, Virusi i Nilit Perëndimor dhe Malaria për shkak të rritjes së reshjeve dhe temperaturave më të ngrohta.
Ngrohja e temperaturave po i bën rastet e këtyre sëmundjeve më të zakonshme në Evropë, më së shumti nga Ethet e Dengës.
Ndikimi i motit ekstrem
Problemet e tjera të lidhura me ndryshimin e klimës, të tilla si “moti ekstrem, duke përfshirë temperaturat e larta, ekspozimin ndaj të ftohtit dhe luhatjet e tjera klimatike”, gjithashtu mund të ngushtojnë grupin e dhuruesve të mundshëm të gjakut, sipas studimit të botuar në The Lancet.
Këto ndryshime klimatike mund të ndikojnë në përqendrimin e hemoglobinës, numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe presionin e gjakut.
“Ne mund të shohim shfaqjen e sëmundjeve të reja dhe probleme të tjera shëndetësore si presioni i gjakut dhe dehidratimi, të përkeqësuara nga nxehtësia. Gjithashtu dhe shqetësimi psikologjik dhe ‘ankthi klimatik’ ndikojnë tek donatorët,” tha Helen Faddy, autorja kryesore e studimit.
“Në të njëjtën kohë, ndryshimet në prevalencën e sëmundjeve dhe frekuencën e fatkeqësive natyrore mund të rrisin kërkesën për transfuzion gjaku për shkak të problemeve të tilla si komplikimet e shtatzënisë, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundja e qelizave”, shtoi ajo.