×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Përfitimet shëndetësore që ofron zinku

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 22:31

    Zinku është mineral esencial që ndihmon trupin e njeriut në kryerjen e disa funksioneve bazike, duke filluar nga prodhimi i ADN-së dhe rritja e qelizave e deri te sistemi imunitar.

    Zinku mund të merret nga ushqimet me bazë shtazore dhe bimore si dhe nga suplementet.

    “Sasia e duhur e zinkut që duhet të merret varet nga mosha, gjinia si dhe stili i të jetuarit”, ka shpjeguar dietologu Avery Zenker.

    Ai ka thënë se sasi e rekomanduar për burra është 11 miligramë në ditë, kurse për gratë është 8 miligramë në ditë. Shtatzënat dhe gratë gjidhënëse kanë nevojë për sasi më të madhe të këtij minerali, rreth 11 deri në 12 miligramë në ditë.

    Sa i përket suplementeve me zink, doktoresha Lauren DeDecker ka thënë se nuk duhet tejkaluar masa e rekomanduar nga mjeku.

    “Personat të cilët mund të përfitojnë nga marrja e suplementeve me zink janë ata që mund të kenë kryer ndonjë ndërhyrje kirurgjike, ata që kanë sëmundje gastrointestinale që nuk kanë aftësi të mira përthithëse, shtatzënat, nënat gjidhënëse si dhe ata që janë në proces të shërimit të ndonjë varre të operimit”, ka thënë ajo.

    Doktoresha ka cekur se zinku mund të ju shërbejë edhe individëve që kanë apetit të ulët.

    Ushqimet që përmbajnë më së shumti zink janë guacat e detit. Ushqime të tjera të detit si gaforret, janë gjithashtu shumë të pasura me zink.

    “Mishi i kuq, farat e kungullit, drithërat e plota, djathi, fasulet janë të pasur me sasi të mira të zinkut”, ka treguar DeDecker, ndërkohë që ka shtuar se edhe mishi i pulës, qiqrat e farat e lulediellit kanë zink gjithashtu.

    Marrja e suplementeve me zink apo konsumimi i ushqimeve që përmbajnë zink ndikon për të mirë te sistemi imunitar sepse ndihmon në prodhimin e qelizave që quhen “T”, të cilat janë esenciale për imunitetin.
    Zenker ka cekur se sasia e duhur e zinkut mund të ndihmojë në zvogëlimin e kohëzgjatjes së infeksioneve të ndryshme.

    Zinku shërben edhe për përshpejtimin e procesit të shërimit të plagëve të lëkurës.

    Zenker ka theksuar se ky mineral ndihmon rritjen e fetusit në barkun e nënës, ndihmon shëndetin e lëkurës, flokëve e thonjve, zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen e nyjave dhe zvogëlon rrezikun nga dëmtimi i syve që mund të ndodhë me moshën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!