Hapja e syve nën ujë mund të duket ide e mirë për shumë njerëz, veçanërisht kur jeni duke notuar në pishina. Megjithatë, ky veprim në dukje i padëmshëm mund të sjellë rreziqe të ndryshme për shëndetin e syve.
“Klori është një dezinfektues shumë i fuqishëm që në fakt dëmton shtresat e jashtme qelizore që mbrojnë kornenë”, shpjegon Dr. Muriel Schornack. Nuk është problem nëse hapni sytë herë pas here, por shikimi nën ujë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme serioze.
Irritim, thatësi dhe infeksione
Dëmtimet janë acarimi dhe thatësia, pasi kimikatet dhe bakteret mund të ndikojnë në shtresën mbrojtëse të lotëve që mbulon sipërfaqen e syrit, duke çuar në infeksione dhe ulje të shikueshmërisë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, noti në zona ku ka shumë objekte mund të rrisë rrezikun e goditjes së syve me ato objekte ose me bimë ujore. Kjo mund të çojë në gërvishtje të kornesë ose lëndime të tjera të syrit.
Në shumicën e rasteve, këto simptoma nuk zgjasin. Prandaj, nëse vërtet dëshironi të shihni nën ujë, rekomandimi mjekësor është të mbani syze noti. Megjithatë, edhe këto lente gjithashtu mund të thithin ndotës nga uji./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.