×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Pesë arsyet pse duhet të hani bukë të thekur

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 17:41

    Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

    Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri.

    Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë, ato shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.

    Buka e thekur për diabetikët

    Sipas të dhënave, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrave tek buka.

    Indeksi i glicemisë

    Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.

    Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.

    Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

    Yndyrat

    Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrash

    Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

    Tretja

    Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.

    Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diarresë.

    Më shumë energji

    Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.

    Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

    Të përzierat

    Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

    Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

    Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.

    Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes./agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!