×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Problemet shëndetësore që nxisin oreksin e tepërt

    Reporteri
    19 Shkurt 2025 | 9:34

    Uhqyerja shpesh mund të transformohet në një mekanizëm të cilin njeriu zgjedh për t’u përballur me sfida të ndryshme siç është depresioni apo ankthi.

    Stresi

    Gjatë një situate stresuese, kortizoli e bind trupin të konsumojë ushqim edhe nëse nevoja fizike për kalori është thuajse zero.

    Kjo është arsyeja përse njerëzit e stresuar e teprojnë me ushqimin dhe kanë tendencën të shëndoshen.

    Hipertiroidizmi

    Nëse jeni të uritur gjatë gjithë kohës por nga ana tjetër po humbisni në peshë atëherë fajin e ka tiroidja.

    Ajo mund të jetë duke prodhuar më shumë hormone duke nxitur trazira në organizëm.

    Nëse tiroidja është tepër aktive, atëherë shuarja e urisë është e vështirë.

    Mbipesha

    Ushqyerja e tepërt mund të nxisë mbipeshën ndërkohë që obeiteti mund të shumëfishojë ndjenjën e vazhdueshme të urisë.

    Yndyrat e tepërta mund të rrisin nivelet e insulinës duke e bërë urinë të tejskajshme.

    Diabeti

    Kjo sëmundje krijon një rreth vicioz urie. Nivelet e ulëta të sheqerit nxisin oreksin. Ushqyerja më pas rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe nevoja për tu ngopur është tepër e madhe.

    Në këtë rast kemi të bëjmë me një shkak pasojë që vazhdon gjatë gjithë kohës.

    Dehidratimi

    Ka raste kur njeriu është i uritur por urinë e ngatërron me etjen dhe anasjelltas.

    Kur njeriu është i dehidratuar, përpara se të ndiejë etje provon urinë dhe njerëzit i ngatërrojnë të dyja.

    Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 2 litra ujë gjatë ditës.

    Pagjumësia

    Nëse nuk flini 7-9 orë në ditë, trupi do ta ketë shumë të vështirë të rregullojë hormonet që mbajnë nën kontroll nivelet e urisë.

    Kur hormonet e urisë janë në nivele të larta, atëherë njeriu kërkon ushqim edhe nëse trupi nuk ka nevojë për të./agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!