Jeta pasive ka qenë gjithmonë e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe ekspertët gjithmonë kanë rekomanduar ushtrimet fizike, veçanërisht ecjen, si gjëja më e thjeshtë që dikush mund të bëjë në jetën e përditshme.
Në fakt, një studim i ri nga Universiteti Columbia i Nju Jorkut, i cituar nga healthline.com, raporton se ecja për 5 minuta çdo gjysmë ore mund të kompensojë disa nga efektet më të dëmshme të qëndrimit të zgjatur ulur.
Siç thuhet në botim, nëse dikush detyrohet të qëndrojë ulur gjatë gjithë 8 orëve që punon, rrit me 58% shanset për sheqerin në gjak, por edhe për të zhvilluar sëmundje të zemrës.
Kështu, ecja mund të zvogëlojë në mënyrë drastike faktorët e mësipërm, sipas Dr. Yu-Ming Ni, një kardiolog në Institutin MemorialCare Heart and Vascular në Kaliforni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.