Humbja e flokëve ka qenë në rritje vitet e fundit dhe konsumimi i shumë pijeve me sheqer dhe të gazuara mund të shoqërohet me një rrezik edhe më të lartë, veçanërisht te meshkujt në moshë më të re, transmeton Reporteri.
Studiuesit nga Universiteti Tsinghua në Pekin shqyrtuan të dhënat e më shumë se një mijë burrave të moshës 18 deri në 45 vjeç, të regjistruara nga janari deri në prill 2022, për të krahasuar zakonet e tyre të jetesës dhe rënien e flokëve.
Ata zbuluan se rënia e flokëve ishte gati 30 për qind më e zakonshme tek meshkujt që kishin zakon të përditshëm për të pirë një pije me sheqer si sodë, lëngje, pije energjike, pije dietike dhe kafe ose çaj të ëmbëlsuar (gjithsej nga një deri në tre litra për javë).
Po kështu, meshkujt që thanë se pinin më shumë se një pije me sheqer në ditë kishin një probabilitet edhe më të lartë të rënies së flokëve, madje një rrezik 42 për qind më të lartë në krahasim me ata që rrallë ose kurrë nuk i konsumonin ato pije.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë publikuar në fillim të janarit të këtij viti në revistën Nutrients. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.