×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Sa i shëndetshëm është gjumi i thellë

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 20:02

    Gjumi është një nga proceset më natyrale dhe të nevojshme për çdo njeri.

    Pas një gjumi të thellë duket sikur të gjitha mendimet negative shuhen dhe dita rinis plot e përplot me energji.

    Ky proces është i dedikuar për çlodhjen e mendjes dhe të gjithë organizmit.

    Vlerat e gjumit nuk kanë fund dhe këtë e pohojnë edhe ekspertët.

    Si ndihmon gjumi i thellë

    Vetia e trurit për të pastruar veten është mëse e vërtetë dhe e nevojshme në organizëm.

    Gjithsesi kjo mund të arrihet vetëm nëse keni një stil të shëndetshëm jetese dhe një gjumë të qetë.

    Sipas ekspertëve të Universitetit të Bostonit, gjumi i thellë është çelësi i një truri të shëndetshëm.

    Kur jeni gjumë të thellë, truri i krijon mundësi qelizave cerebrale të lëvizin më me lehtësi.

    Ky proces ndihmon në pastrimin e trurit nga mbingarkesa e tepërt që shkaktohet gjatë ditës.

    Pasi kur truri mbingarkohet në trup çlirohet një substancë që quhet beta amoloid.

    Kjo është një proteinë e cila gjendet me shumicë tek truri i personave që vuajnë nga dementia.

    Gjumi i mirë arrin ta heqë të gjithë këtë proteinë nga truri vetëm në një natë. Duke bërë që truri juaj të jetë më i mbrojtur nga plakja.

    Të dhënat e studimit ku morën pjesë rreth 11 persona të cilëve iu monitorua procesi i të fjeturit, treguan se organizmi funksiononte më mirë kur trupi ndodhet në gjumë të thellë.

    Ndryshe njihet si faza “ngadaltë” e më e thellë e gjumit, ku trupi arrin të pushoj plotësisht.

    Kjo do të thotë rrahje më të ulëta zemre dhe frymëmarrje më e ulët, por cilësi e të pushuarit më e lartë.

    Megjithëse të dhënat janë ende duke u zhvilluar, mjekët theksojnë se personat që kanë probleme me gjumin janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme./AgroWeb.org

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!