Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes.
Është e rëndësishme të plotësojmë normën e gjumit dhe të pushojmë mjaftueshëm, kjo pasi mungesa fjetjes ndikon në sistemin tonë imunitar.
Studimet tregojnë se njerëzit që nuk bëjnë gjumë cilësor ose gjumë të mjaftueshëm kanë më shumë gjasa të sëmuren pasi të jenë ekspozuar ndaj një virusi, siç është virusi i ftohjes së zakonshme.
Mungesa e gjumit mund të ndikojë gjithashtu se sa shpejt shëroheni nëse sëmureni.
Gjatë gjumit, sistemi juaj imunitar lëshon proteina të quajtura citokina, disa prej të cilave ndihmojnë në nxitjen e gjumit.
Disa citokina duhet të rriten kur keni një infeksion ose inflamacion, ose kur jeni nën stres. Mungesa e gjumit mund të ulë prodhimin e këtyre citokinave mbrojtëse. Përveç kësaj, antitrupat dhe qelizat që luftojnë infeksionin reduktohen gjatë periudhave kur nuk flini mjaftueshëm.
Pra, trupi juaj ka nevojë për gjumë për të luftuar sëmundjet infektive. Mungesa afatgjatë e gjumit gjithashtu rrit rrezikun e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut (kardiovaskulare).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.