Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër, por nuk është gjithmonë dhimbja e mprehtë dhe pulsuese që shohim shpesh në televizor.
Sidomos tek gratë, simptomat për fat të keq mund të jenë shumë më delikate.
Një kardiolog ndau gjashtë shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës.
Ja gjashtë shenja për të cilat duhet të keni kujdes:
Vështirësi në frymëmarrje
Ndoshta do t’ia atribuonit ndjenjën e gulçimit sforcimit në palestër ose ngjitjes së shpejtë të shkallëve. Megjithatë, ka edhe arsye të tjera që duhen mbajtur mend.
Vështirësia në frymë mund të lidhet me një sërë gjërash, të tilla si infeksionet e mushkërive, gjendja e dobët fizike ose kushtet e motit Por kjo mund të tregojë edhe një formë të dështimit të zemrës ose çrregullimit të ritmit të zemrës.
Aktiviteti fizik mund të veprojë si diçka pozitive, por në rastin e problemeve me zemrën, mund t’i përkeqësojë simptomat.
Dhimbje gjoksi
Të gjithë kemi parë filma dhe shfaqje ku dikush papritmas i kap gjoksin dhe rrëzohet, por në realitet, dhimbja në gjoks mund të jetë shumë më delikate.
Lloji i shqetësimit në gjoks që njerëzit shpesh ia atribuojnë dispepsisë ose gjendjes së dobët fizike, në fakt mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një ataku kardiak të afërt.
Dhimbje në krahun e majtë
Kjo është një nga simptomat më të njohura, por dhimbja në krahun e majtë nuk duhet injoruar.
Pse dora e majtë? Zakonisht, dhimbja që buron nga zemra rrezaton në krahun e majtë dhe kjo lidhet me rrugët nervore, zemra dhe krahu i majtë ndajnë të njëjtin pleksus nervor. Është dhimbje që transferohet në një pjesë tjetër të trupit për shkak të mënyrës se si funksionojnë nervat.
Palpitacione (rrahje të shpejta të zemrës ose punë e shpejtë)
Nëse ndonjëherë e keni ndjerë zemrën tuaj të ndalojë së rrahuri ose të rrahë me shpejtësi, mund ta keni lidhur këtë me ankthin dhe shpesh është kështu.
Megjithatë, mund të jetë diçka më serioze. Mund të jetë për shkak të stresit, por mund të jetë edhe ndonjë formë e aritmisë, siç është fibrilacioni atrial.
Marramendja
Marramendja e moderuar herë pas here mund të jetë normale, por nëse ndodh shpesh, duhet të merret seriozisht. Shumica prej nesh përjetojnë marramendje herë pas here, zakonisht nga ngritja e papritur në këmbë, por episodet e përsëritura mund të tregojnë një problem me ritmin e zemrës, nëse zemra rreh shumë ngadalë apo shumë shpejt.
Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet episodeve të rënda të marramendjes, kur duhet të mbahesh pas mobiljeve për të qëndruar në këmbë.
Lodhje ekstreme
Të gjithë ndihemi të lodhur ndonjëherë , por lodhja që vazhdon dhe ndërhyn në funksionimin e përditshëm nuk duhet injoruar. Ndoshta ka qindra shkaqe të lodhjes, dhe zemra është vetëm një shpjegim i mundshëm. Megjithatë, fibrilacioni atrial – i cili është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës – shkakton karakteristikisht lodhje dhe letargji. Dështimi i zemrës mund të shkaktojë gjithashtu një ndjenjë të theksuar rraskapitjeje.