Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se e kanë përditësuar kalendarin e vaksinimit dhe se në të janë shtuar edhe tri vaksina të reja.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i kanë siguruar edhe vaksinën HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksinën kundër rotavirusit dhe atë kundër pneumokokut e meningjitit.
Në një postim në Facebook ka shkruar se pas një dekade është përditësuar kalendari i vaksinimit.
“Gjashtëfishuam buxhetin për vaksina dhe shtuam buxhetin për mbrojtje e parandalim”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.