×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Studimi: Viagra mund të zvogëlojë deri në 69% rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 23:00

    Përdorimi i viagrës duket se ka edhe anën e saj pozitive.

    Sipas një studimi të kryer në klinikën ‘Cleveland’ në SHBA, ku u bë egzaminimi i rreth 7 milionë të moshuarve të rreth të 70-tave, për gjashtë vite, del se ata që përdorin Viagra janë rreth 69% më larg rrezikut për t’u prekur nga Alzhemeiri, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Alzhemeiri është sëmundje e pashërueshme që zakonisht prek të moshuarit nga 65 vjet edhe pse simptomat e saja mund të shfaqen edhe me herët.

    Karakteristikë e kësaj sëmundje është harresa e madhe e cila shkaktohet nga dëmtimi i neuronëve të trurit.

    Sipas statistikave të studimit, thuhet se ata që konsumojnë tabletën e ‘Sildenafil’, që është lloj i viagrës, janë edhe më të mbrojtur nga Alzheimeri, kjo pasi presioni i lartë i gjakut mund të ketë efekt pozitiv në këtë rast.

    Studimet laboratorike kanë treguar se Viagra ndihmon zhvillimin e qelizave të trurit dhe të ndaloj përhapjen e proteinave dëmtuese, shkruan Reporteri.net.

    Alzhemeri vazhdon të mbetet sëmundje e pashërueshme, ndërsa deri tani nuk dihet akoma arsyeja e shfaqjes së saj, por pirja e duhanit, mbipesha dhe trashëgimia familjare mbeten ndër faktorët kryesor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!