×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Ushqimi që mund të ju çojë në helmim nëse e ngrohni në mikrovalë

    Reporteri
    14 Shkurt 2023 | 8:42

    Edhe pse duket si opsioni më i shpejtë dhe më i lehtë kur jeni shumë të uritur dhe me nxitim, ringrohja e ushqimit në furrë me mikrovalë nuk është gjithmonë një ide e mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për vezët, perimet me gjethe, produktet e mishit dhe orizin.

    Siç raporton The Healthy, ngrohja e vezëve të ziera krijon një sasi të madhe avulli në to që nuk ka ku të shpëtojë, kështu që mund të shpërthejë shumë lehtë dhe pikërisht atëherë i nxirrni nga furra me mikrovalë.

    Më së miri do të ishte të mos i ngrohni, por nëse vërtet duhet, qëroni fillimisht dhe pritini në copa më të vogla.

    Produktet e mishit përmbajnë shumë konservues në mënyrë që të zgjasin jetëgjatësinë dhe kur i ngrohni, këta konservues bëhen edhe më të dëmshëm për trupin, ato mund të stimulojnë oksidimin e kolesterolit, sipas një studimi të publikuar së fundmi.

    Agjencia Britanike e Ushqimit FSA thotë se rinxehja e orizit në një furrë me mikrovalë mund të çojë edhe në helmim nga ushqimi, sepse orizi i papërpunuar përmban baktere që mund t’i mbijetojnë gatimit të shpejtë në mikrovalë. Pasi ta hiqni dhe ta lini të ftohet në temperaturën e dhomës, bakteret shumohen.

    Zarzavatet me gjethe si spinaqi gjithashtu duhet të mbahen larg mikrovalës pasi përmbajnë një përqendrim të lartë të nitrateve. Edhe pse në vetvete është i padëmshëm, kur nxehet, shndërrohet në substanca të dëmshme me efekt kancerogjen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!