×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Vdiq nobelisti shqiptar Ferid Muradi

    Reporteri
    06 Shtator 2023 | 10:39

    Në moshën 86-vjeçare ka vdekur nobelisti shqiptar, Ferid Muradi.

    Muradi ishte mjek-farmakolog dhe studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë. Në vitin 1998 ai fitoi çmimin Nobel për mjekësi.

    “Ai ishte një nga emrat më të shquar të kombit tone me të cilin jemi ndjerë krenarë të gjithë ne. Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve të komunitetit mjekësor dhe jo vetëm si dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen”, ka shkruar në një telegram ngushëllimi të mërkurën, Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

    Muradi u lind në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vinte nga një familje emigrantësh nga Gostivari.

    Në vitin 1998 Ferid Murad u shpërblye me çmimin më të madh për zbulimin e rolit të oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular. Zbulimi i tij se oksidi nitrik (NO) bën që enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen, ka aplikime të gjera në mjekësi sot. Përdoret për të rregulluar presionin e gjakut; lufton infeksionin; dhe trajtojnë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, si dhe kancerin, shokun dhe impotencën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!