×
  • Mjekësi
  • -->
    Mjekësi

    Vitamina e “humorit të mirë”, zbuloni se në cilat ushqime mund ta gjeni

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 19:17

    Njerëzit që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, ndihen më të lodhur dhe rrezikohen më shumë nga depresioni.

    Studimet të cilave u referohet Agroëeb.org shpjegojnë se kjo vitaminë luan një rol thelbësor tek humori i njeriut.

    Kjo vitaminë ul nivelet e ankthit dhe pakëson gjasat e shfaqjes së depresionit

    Vitamina C dhe shëndeti mendor

    Një nga termat përshkrues të vitaminës C është acidi askorbik. Mungesa e tij shkakton dëmtime nervore dhe çrregullim bipolar.

    Një studim i Universitetit të Nashvill në Tenesi të Shteteve të Bashkuara zbuloi gjithashtu që mungesa e kësaj vitamine shkakton sjellje depressive tek njeriu por edhe rrit dëshirën për sheqer.

    Për më tepër, mungesa e vitaminës C shkakton rënie të niveleve të dopaminës dhe serotoninës në tru.

    Këto të fundit rrisin nivelet e ankthit dhe depresionit.

    Burimet më të pasura të vitaminës c

    Vitamina C është një substancë delikate që shkatërrohet nga ajri dhe nxehtësia. Për pasojë ajo nuk gjendet tek ushqimet e përpunuara, ato të shpejta, mishi dhe produktet e bulmetit. Konsumi i perimeve dhe frutave të mëposhtme do t’ju ofrojë sasi të bollshme të vitaminës C.

    Frutat

    Frutat më të pasura me vitaminë C janë portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet

    Perimet dhe barishtet

    Vitamina C gjendet me shumicë tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit. Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lëngu i tyre janë burime shumë të pasura të vitaminës C.

    Kujdes me gatimin

    Siç e thamë më lart, vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe ajri. Për përthithjen me të madhe të kësaj vitamine, ushqimet duhen ngrënë të freskëta ose të gatuara pak. Lëngu i portokallit humbet shumë vitaminë C gjatë ekspozimit në ajër.

    Ushqimet që gatuhen shpejt me avull ose kavërdisen do të ruajnë më shumë vitaminë C se ushqimet që gatuhen për një kohë të gjatë në temperatura të larta.

    Ushqimet që zihen në ujë do ta lëshojnë vitaminën C në lëng por temperatura e lartë dhe koha e gatimit do të shkaktojnë një eliminim të plotë të saj./AgroWeb

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!