×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Vitaminat e nevojshme për verën

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 17:03

    Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.

    Disa nga më të rëndësishmet:

    Vitamina A

    Vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.

    Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë gjatë kësaj stine. Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës.

    Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.

    Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

    Vitamina C

    Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.

    Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.

    Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

    Vitamina D

    Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

    Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

    Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.

    Nëse nuk merret mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë.

    Vitamina E

    Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.

    Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

    Kjo është pikërisht ajo që lëkura ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës.

    Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve. /Agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!