×
Opinione

Heqja dorë nga modeli kulturor i diplomacisë së Dr. Rugovës

Reporteri
11 Maj 2020 | 12:55

Autor: Anton Berisha


Në rrugëtimin e tij drejt formimit të shtetit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, intelektuali par exellence i botës shqiptare, me kulturën e gërshetuar tradicionale- europiane, e dinte se liria e kërkuar për vete, siç thoshte Albert Kamy, ka kuptimin e kërkimit të lirisë për të gjithë, që nënkupton të drejtën e lirisë pa e shkatërruar lirinë e tjetrit.


Ai e dinte mirë se Europa nuk është vetëm koncept gjeografik e politik por para se gjithash koncept kulturor dhe mënyrë jetese pra edhe të bërit politikë. Në këtë kuptim, ka ndjekur pikëpamjet e njërit ndër themeluesit të BE-së, Robert Schuman, se Europa është bashkësi kulturore e ndërtuar në përmbajtje dhe kohezive.

Ky identitet kulturor, krijues i Europës së sotme dhe i bartur përtej oqeanit, në SHBA, do të krijoj formulën magjike të dr. Rugovës: integrimi europian dhe raporte e miqësi të vecantë me SHBA, që padyshim do ta bëjë dr.Rugovën ndër figurat politike me të sukseseshme në historinë shqiptare.

Dituria, urtia dhe humanizmi i tij, do të ndikojnë në krijimin e miqësisë me botën perendimore, që do të mundësojnë që populli shqiptar i Kosovës, i mbetur me shekuj i harruar në një perandori të mbyllur otomane, e më vonë në regjime të ndryshme sllave, të kthehet në drejtim të Europës dhe të identitetit fillestar të saj.

Rezultatet, po të mos i përjetonim, do ti quanim të pabesuara, ngase as imagjinata nuk ka mundur të parashikoj, një mobilizim të botës perendimore, në krahun e lirisë tonë duke u bërë bashkpjesëmarrëse ne krijimin e shtetit të Kosovës.

Keqkuptimi, një fjalë që Kadare e përdorë me mjeshtri, kur janë në pyetje veprimet tona të mbrapshta, ndodhi pas luftës e sidomos pas vdekjes së dr. Rugovës, kur këto rezultate epokale për ne, filluan të shndërrohen në vetlavdime, si të arritura të personalizuara apo grupore, si pjesë e një mendësie ideologjike lindore dhe si model i kulturës së mosmirënjohjes.

Ky zavendesim i bërjes politikë nga profili intelektual i dr. Rugovës me profile kontekstuale që nuk njihnin historinë e mendimit europian qe bazohet në dialogun, kritikën, mendimin e lirë, hapjen e ideve të reja, ishte heqje dorë nga kultura si tërësi e organizimit shtetëror.

Ky model qoroditi sistemin ende të paformuar dhe kjo logjikë filloi të bartet edhe në raporte me miqtë tonë.

Jokonsekuenca, paparashikueshmëria, veprimet e rastit, josinqeriteti, selektiviteti, të gjitha këto vecori tipike të modelit lindor të bërjes politike, karakterizuan sjelljet tona me miq. Duke i bërë apo më saktë duke u thirrë në miq për betajat e brendshme politike e personale, e duke mos marrë parasysh këshillat e tyre sa herë që nuk ishin në përputhje me interesat e ngushta, ne jo vetëm që dëmtuan kredibilitetin e shtetit tonë si partner të pabesueshëm, por në të njëjtën kohë ne rritem peshën e shteteve fqinje, sidomos Serbisë, duke e bërë më kredibile në raportet ndërkombëtare.

Natyrshëm, kjo zbehu politikën tonë të jashtme dhe për të mos u mjaftuar me këtë përfaqësimi diplomatik njohu vetëm regres.

Fillimi i mbarë që nga presidenti dr.Rugova, e që më vonë me formalizimin e Ministrisë së Jashtme, në krijimin e një bërthamë diplomatësh me tendencë të modelit europian, dita ditës u redukua në model politik deri në personal duke harruar plotësisht interesin përfaqesues shtetëror.

Kjo u pa qartë, në prioritetin që politika akomoduese dhe preferenciale e brendshme të përcaktoj ministra të jashtëm dhe diplomat në vende me rëndësi jetike, dhe si duket ky model dhe kjo kulturë antieuropiane vetëm sa është duke u forcuar.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!