×
Opinione

Mirë që i kthyet nga Siria, por këtu i presin libra të autorëve terroristë

Reporteri
23 Prill 2019 | 19:10

Autor: Zuhdi Hajzeri 


Thirrje publike: BIK-ut, MPB-së dhe MD-së, Prokurorisë dhe organeve të sigurisë.


Secila nga këto institucione duhet dhe besoj se janë të kyçura në atë se si do të veprohet, si do të trajtohen, çka do të bëhet dhe do të veprohet me ata që u kthyen këto ditë nga Siria, porse terreni këtu nuk po duket se është, ose mund të jetë shumë i përshtatshëm që ata t’i braktisin idetë dhe ideologjinë, e cila i ka shtyrë dhe i ka dërguar deri në Siri dhe të futen në gojën e ujkut. Ideologjia është ajo që i ka mashtruar, porse dikush e ka sjellë atë ideologji këtu, dikush e ka ujitur atë ideologji, dikush e ka përkrahur atë ideologji, dikush e ka financuar, dikush e ka shpjeguar dhe dikush ia ka ofruar këtij populli.

Institucione të nderuara të lartpërmendura, në Kosovën tonë të dashur vitin e fundit ose muajt e fundit janë përkthyer dhe janë shpërndarë falas libra dhe ide të një autori terrorist të rrezikshëm, së paku për një libër po dihet hapur e për të tjera që ende nuk i ka shikuar dhe nuk i ka analizuar askush nuk po dihet dhe nuk po bëhet hetim në atë drejtim, sepse mund të jenë shumë.

Institucioni fetar duhet ta analizojë dhe të marrë masa të menjëhershme dhe të rrepta ndaj atij që ka mundësuar përkthimin e librit të një autori terrorist dhe ka mundësuar shpërndarjen falas në 15 mijë kopje, autori nxitës dhe financues i terrorizmit, sepse përkthyesi është pjesë e institucionit fetar (BIK), prandaj ndihma më e madhe ndaj atyre që u kthyen dhe të tjerëve me ato ide është që BIK-u në aspektin fetar ta pastrojë terrenin në Kosovë, sepse nëse ata janë kthyer nga terrori në Siri dhe kanë ardhur këtu në një atmosferë dhe terren të mbushur me libra të autorëve terroristë është shkatërrim i tyre dhe shkatërrim i vendit, sepse atyre ua lehtëson të vazhdojnë në ideologjinë që i ka dërguar atje. Prandaj terrenin po e gjejnë të minuar ata që u kthyen, sepse tani ata thuajse të gjithë e njohin edhe gjuhën arabe dhe këto libra të autorëve terroristë i drejtojnë t’i lexojnë edhe librat tjerë të autorit terrorist të librit “70 çështje rreth agjërimit dhe rregullat e agjërimit”.

I nderuar institucion fetar, bëjeni punën tuaj shumë shpejt dhe rreptë, sepse tani është koha dhe ndihma më e madhe është kjo, duke e pastruar institucionin nga ai/ata që po e minojnë dhe e kanë minuar terrenin me libra të autorëve terroristë e të cilët duken se nuk janë penduar dhe jo vetëm kaq, por edhe kanë vazhduar si në rastin konkret e keni me librin e autorit Muhamed Salih el Munxhid, e përkthyes e keni njeriun me pozitë në BIK (kryeimami i Pejës Enes Goga).

Në këtë aspekt Ministria e Punëve të Brendshme duhet të angazhohet shumë seriozisht që përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë të fillohet hulumtimi, hetimi dhe analizimi i librave të ndryshëm, të ligjërimeve të ndryshme dhe të gjitha ato që nuk janë në përputhje me idetë, me mendimet dhe me ideologjinë e institucionit fetar legjitim – BIK, atëherë përkthyesit servuesit, ndihmësit, financuesit e deri te ata që i shpërndajnë të ndalohen ato libra e ato ligjërime, të ndalohen dhe të hetohen autorët ose përkthyesit e atyre librave dhe të gjithë ata që janë në ndonjë formë pjesëmarrës në ato libra.

Kjo është ndihma më e madhe në këtë kohë dhe më afatgjata, sepse këto libra e ligjërime ua mundësojnë të radikalizuarve dhe atyre që u kthyen nga Siria të vazhdojnë me idetë dhe me ideologjinë e tyre. Terreni duhet të pastrohet që planet dhe programet tjera në të ardhmen të kenë sukses, sepse të gjitha planet tjera janë të minuara nëse ky pastrim nuk realizohet, sepse ata fëmijë që do të shkojnë në shkolla nesër në duart e tyre do t’i keni këto libra me ide dhe me ideologji të kundërta me BIK-un, ata fëmijë do t’i dërgojnë ato libra te nënat e tyre ose e kundërta.

Këtu po flasim për 15 mijë kopje të vetëm një libri e nëse zgjerohemi edhe në libra të tjerë shifrat dalin tmerruese. Hetojeni prej nga ato financa, hetojeni a kanë përfituar dhe nëse kanë përfituar çfarë kanë përfituar nga këto përkthime?

Vendosni rregulla dhe standarde në lidhje me ligjërimet dhe me përkthimet e botimet e librave fetarë, që janë në kundërshtim me islamin e praktikuar dhe të shpjeguar nga BIK-u. Vendosni rregull në këtë pikë edhe me shtëpitë botuese duke i kontaktuar dhe duke biseduar që edhe nëse tentohet të fshihet ndonjë botim ata të jenë që ta nderojnë vendin duke njoftuar institucionet e sigurisë, duke i motivuar se kjo është ndihmë ndaj vendit dhe ndaj sigurisë së vendit e të atdheut. Kjo është ruajtje e jetës së banorëve të Kosovës dhe punë e cila bën që fëmijët tanë të jetojnë të qetë.

Ne lidhje me Librin “70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit”

Autor i librit është “Muhamed Salih El Munxhid” me prejardhje nga Siria i lindur 13.07.1961 ne Arabin Saudite, është rritur dhe shkolluar ne Arabin Saudite, fakultetin e ka kryer ne “Universiteti i naftës dhe mineraleve Mbreti Fehd” “Departamenti Menaxhimi Industrial”, ndërsa ne biografinë e tij thuhet se ka marre mësime nga hoxhallarë (vehabistë) te ndryshëm ne Arabin Saudite, nder ta: Bin Bazi, Nasrudin Albani, Bin Uthejmini, Abdurrahman bin Xhibrin, Abdurrahman Berrak, Elhabib Eshenkiti etj, një kohe ishte imam ne një xhami ne qytetin El Huber, (budallallëku me i madh është se ne biografinë e tij shkruan se është i pari qe ka përdor internetin ne aspektin e thirrjes islame, kjo nënkupton se sa te prapambetur janë te tillët njerëz te shkretëtirave dhe shpellave).

Ato qe vlejnë te ceken është se ky ka edhe shkrime te veçanta qe ia ka kushtuar siç thotë “Xhihadit ne Sham”, “Thike pas shpine Xhihadistave”, “Ndyrja e vlerës se Xhihadit brenda dhe jashtë shtetit”, dhe tema te tjera e mendime te këtilla qe flasin vetëm për kinse xhihad dhe vrasje e luftim te atyre qe nuk besojnë.

Ky njeri librin te cilit e kanë përkthyer ne shqip, i është ndaluar ligjërimi ne xhami ne Arabin Saudite ne vitin 2016 ndërsa është arrestuar ne Arabin Saudite ne vitin 2017, dhe është për tu çuditur se me arrestimin e tij edhe ka filluar përkthimi i librit te tij ne gjuhen shqipe, arrestimi i tij është bere për shkak se ky ka përkrahur publikisht ne media gjate ligjërimit organizatën terroriste ISIS dhe organizatën “Xhebhetu Nusra” ne Siri dhe Irak, madje edhe ka shpenzuar pasuri ne pagesat për udhëtimet për terroristët qe kanë pas nevojë për udhëtim ne këto organizata terroriste, ende me e çuditshme është se ky njeri publikisht ka përkrahur edhe grupin terrorist “EnsaruLlah” grup i Shiave HUTHIJ ne Jemen te përkrahur nga Irani, te cilët deri me tani kanë vrare me mijëra fëmijë e gra Sunni, po ashtu akuzohet se është pjese dhe ka përkrah një grup terrorist qe konsiderohet se vepron si shërbim sekret, ky person i ka përkrahur dhe furnizuar me fetfa te gjitha këto grupe terroriste, ky njeri ne Arabin Saudite një kohe te gjate para arrestimit është vendosur ne listën e quajtur “ Lista e Turpit”, ne vitin 2016 i ishte ndaluar ligjërimi ne një xhami ne qytetin e Xhides për shkak te shpërndarjes nga ana e tij te ideve ekstremiste radikaliste dhe te cilat shkaktojnë përçarje e probleme ne shoqëri.

Nga idetë dhe fetfat e tij qe kane shkaktuar huti e përçarje mund ti përmendim disa sepse te tilla ka shume, ajo qe duhet cekur është se autori i këtij libri ka dhënë fetfan se është Haram te punohet si “Analist i Sportit dhe analist i Artit”, por nuk ka ndaluar punën si analist politik, ushtarak e ekonomik, po ashtu ky autor ka dhënë fetfan për vrasjen e “Miki Maus-it” një lojtar i famshëm ne filmat e vizatur, duke e konsideruar se ai është “Ushtar i Shejtani” dhe se ai duhet te vritet.

Nga ato qe thuhen për te nga vete hoxhallarë vehabistë ne Arabin Saudite, njeri nga ta thotë se këtij njeriu nuk ja din askush se kah e ka drejtimin dhe kah është i drejtuar, është një njeri me zigzage te shumta.

Prokuroria ne Arabin Saudite me 22 tetor te vitit 2018 ka kërkuar vrasjen e tij sipas Legjislacionit Islame me mbytje duke e gurëzuar për shkak te akuzave qe e ngarkonin atë ne mbështetje dhe përkrahje te organizatave terroriste neper bote edhe ne përkrahje te terroristeve edhe ne Libi.

Tani a e kuptuat pse iu është fshehur emri i autorit te librit kur është përkthyer ne gjuhen shqipe, sepse ky autor është një terrorist, përkrahës i terroristeve dhe me plote kuptimin e fjalës një kriminel i vërtetë qe ka kontribuar ne vrasjen e mijëra e mijëra myslimanëve me idetë dhe përkrahjet televizive dhe materiale për ata qe janë rekrutuar ne organizata me te tmerrshme terroriste, emri i autorit iu është fshehur qe lexuesit ne gjuhen shqipet te marrin nga idetë e këtij terroristi dhe te infektohen me ide te prishura, paramendojeni ky autor siç e shënuam me larte se nga cilët hoxhallarë vehabistë ka mësuar dhe tani shikojeni ata hoxhallarë ne Arabin Saudite çfarë njeriu kanë prodhuar, paramendojeni përkthyesi i këtij libri ne gjuhen shqipe ( Enes Goga kryeimami i BIK ne Peje) ua sjell ne shqip një libër te një autori te këtillë, ua sjell ne shqip për te ua mësuar fenë njerëzve nga një njeri qe nuk din asgjë ai vet për fenë, sepse shkollën ka përfunduar për “Menaxhim Industrial”, ky njeri nuk ua mëson fenë njerëzve por ua prish, i shkatërron, dhe ky kryeimam kujdeset qe librin e këtij autori ta sjell ne gjuhen shqipe ne 15 mije kopje dhe atë falas.

Tani a e kuptuat se çka fshihet prapa këtij autori te këtij libri?, a e kuptuat se çfarë ideologjie i përket ky autor?, paramendojeni tani se çka mund te ketë ne librat e këtij autori dhe Kryeimami i Pejës e përkthen librin e tij dhe e sjell ne gjuhen shqipe falas ne 15 mije kopje, tani a janë helmuar dhe me çfarë ide janë helmuar popullata myslimanë ne Kosove nga një libër i këtillë?, këtu beje thirrje drejtuar organit legjitim fetar ne Kosove Bashkësia Islame e Kosovës, organeve te drejtësisë dhe hetuesisë qe te shikohet dhe hetohet ky libër dhe përkthyesi për huti, përçarje dhe cenim e sulm ndaj formës institucionale te organizimit te islamit ne Kosove, po ashtu edhe libra e përkthime te tjera te këtilla, kush i ka bere dhe cilat janë idetë e paraqitura ne këto libra?, kush janë autoret e librave te këtillë?, pse libra nga autor te këtillë terrorist dhe kriminel te përkthehen dhe ti shpërndahen popullit ne gjuhen shqipe?, kush i ka financuar këto mijëra kopje?, cili është qëllimi i këtyre?, a po përgatitet diçka për te ardhmen përmes këtyre autorëve?, a është ky përkthim sinjal për rinin se kah cili autor duhet ti kthejnë sytë dhe nga kush ta mësojnë fenë duke i drejtuar kah ky terrorist?.

P.S. Analiza ndaj Autorit, ideve, mendimeve dhe ideologjisë se tij është bërë më shumë nga aspekti i sigurisë, ndërsa aspekti fetar është tmerrësisht i helmuar me ide të kundërta dhe kundër formës institucionale te praktikimit te islamit ne Kosove dhe trojet shqiptare sa i përket Agjërimit dhe çështjeve tjera.

*Autori i këtij teksti është imam i një xhamie në Pejë 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!