Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, doli me një “qëndrim” të gjatë në lidhje me akuzat që bashkëpartiakët i kanë bërë për “skemë të organizuar kriminale” në lidhje me votat me postë, por në esencë nuk tha asgjë.
Një politikan i rëndomtë ballkanas: kur do që t’i shmanget thelbit të problemit, tenton që të çojë vëmendjen diku tjetër.
Ore zotëri, ç’punë ke ti me kundërshtarët çka thonë për këtë situatë?
Jep qëndrim fillimisht për akuzat që po i bëjnë kolegët e tu brenda LDK-së – nëse nuk i konsideron edhe këta si armiq të brendshëm – pastaj merru me kundërshtarët.
Nëse beson që kjo është skemë për të goditur LDK-në, atëherë “fajin” kryesor e paskan bashkëpartiakët e tu, sepse ata i kanë bërë këto akuza më serioze, sepse nga kundërshtarët politikë është më se e pritshme, posaçërisht nga Lëvizja Vetëvendosje.
Duhet theksuar se akuzat për “skemë të organizuar kriminale” në lidhje me votat me postë i kanë bërë eksponentë qendrorë të partisë, ndërsa mbrojtjen kryetarit janë duke ia bërë “dostat” e tij, që së fundmi u është deleguar pushteti nga Abdixhiku.
Mbaj qëndrim, zotëri, mos i ik problemit.
Dobët, Lumir, dobët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.