Nga: Charles Aznavour, Georges Garvarentz dhe Herbert Kretzmer
Dje, kur isha i ri
Më shijonte jeta ëmbël në gojë, si shi,
jetën merrja si shaka të marrësh, pa fund
Ashtu si në mbrëmje flladi flakën lëkund.
Ëndrrova njëmijë ëndrra, sa plane kam bërë
Ndërtoja, ajme, veç kështjella mbi rërë,
Jetoja veç natën dhe fshihesha ditën
Dhe tani e shoh si vitet më ikën.
Dje, kur un’ isha i ri
Ah, sa këngë dehëse prisnin zërin tim,
Kënaqësi plot dhe teka pa mbarim
Dhimbjes nuk i hidhja kurrë asnjë vështrim.
Si m’iku rinia, dot nuk e kuptova,
Se si qe kjo jetë, kurrë s’u mendova
Dhe kur sjell ndërmend, unë ndonjë bisedë,
veç për mua flitet dhe për askënd tjetër.
Si e trishtë hëna dje
Çdo ditë e çmendur diçka të re sjell
Si me shkop magjik luajta me rininë,
S’vura re si lashë kaq shumë zbrazëtirë
Kryeneç, krenar kur qeshë i dashuruar
Dhe flaka e saj shkoi duke u shuar.
Gjithë miqtë që pata, s’i shoh më kurrkund
Dhe ja, i vetëm mbeta ta çoj gjer në fund.
Kam kaq shumë këngë, që dot s’do t’i këndoj
Shije të hidhur lotësh ndjej tani në gojë.
Erdh kohë e caktuar, që unë të paguaj
Kur dje, isha i ri …
Përktheu: Maksim Rakipaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.