×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    OBSH alarmon për përhapjen e nënvariantit të Omicronit: U zbulua në të paktën 40 vende

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 19:01

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për përhapjen e nënvariantit të ri të mutacionit Omicron.

    Në përditësimin e saj të fundit, OBSH tha se nënvarianti i ri, i quajtur BA.2, është një “pasardhës i Omicron”.

    Omicron tashmë është një variant dominues e shumë ngjitës. Ndryshe nga Omicron, BA.2 aktualisht nuk konsiderohet “variant shqetësues”.

    Por derisa po përhapet në shumë vende, OBSH-ja po u kërkon qeverive dhe shkencëtarëve në mbarë botën që të “monitorojnë situatën dhe të studiojnë nënvariantin e ri”.

    Që nga e premtja e kaluar, BA.2 ishte zbuluar në të paktën 40 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai tashmë është përhapur me shpejtësi në Danimarkë, ku raportet tregojnë se nuk duket të jetë më vdekjeprurës se varianti bazë. Vari

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!