×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Studimi: “Sekreti” te vaksina, pse po vdesin më shumë të rinj nga koronavirusi

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 12:01

    Gjatë muajve të fundit është vërejtur një ulje e moshës mesatare të të vdekurve nga koronavirusi pas fillimit të vaksinimit masiv.

    Veçanërisht kjo është vërejtur në ato vende që i kanë dhënë përparësi vaksinimit të moshave të vjetra sipas një studimi shkencor të Universitetit të Stanfordit në Kaliforni.

    Shkencetarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët publikuan studimin në revistën Environmental Research, vlerësuan ndryshimet në profilin e moshës së vdekjeve nga Covid-19 në 40 vende pas përdorimit të vaksinës.

    Është konstatuar se në mënyrë proporcionale më shumë të rinj po vdesin nga koronavirusi sesa në periudhën para vaksinimit, gjë që nuk ndodh në vendet me nivel të ulët vaksinimi ose në ato që nuk i dhanë përparësi vaksinimit të të moshuarve.

    Studiuesit vunë në dukje se ulja e moshës mesatare të të vdekurve nga koronavirusi “është një tregues i fortë për efektivitetin e vaksinave”.

    Sipas tyre ky është një “zhvillim pozitiv, dhe sukses për vendet me mbulim të lartë vaksinimi të të moshuarve dhe me menaxhimin e duhur të pandemisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!