×
  • Show Time
  • Show Time

    24 vjeçarja Kylie Jenner bëhet gruaja e parë më e ndjekura në Instagram

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 17:00

    24 vjeçarja Kylie Jenner u bë gruaja e parë që arriti një numër të pabesueshëm prej 300 milionë ndjekës në Instagram, edhe pse prej disa kohësh ajo po poston më pak në rrjetet sociale për shkak të shtatzënisë.

    Këngëtarja Ariana Grande ka qenë femra më e ndjekur në platformë deri më tani, ndërsa personi më i ndjekur në Instagram është futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, me më shumë se 388 milionë ndjekës.

    Kylie është treguar shumë modeste së fundmi me njoftimet e shtatzënisë dhe polemikat e fundit të babait të fëmijës së saj, këngëtarit Travis Scott.

    Travis perfermoi në festivalin Astroworld në nëntor, ku mbetën të vrarë 10 njerëz dhe duke plagosur qindra në një rrëmujë.

    Shumë fansa spekulojnë se Kylie tashmë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë për shkak të provave kyçe të vërejtura nga disa ndjekës.

    Njerëzit filluan të shikonin thonjtë e Kylie-t si shenjë se ajo kishte lindur. Kylie së fundmi ka shpërndarë një postim me thonjtë e shkurtër dhe fansave iu kujtohet hera e fundit kur ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Stormy që kishte po të njejtën formë të thonjëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!