Ndonëse 52-vjeçare, por Violetë Kukaj po tregon një kujdes të madh për fizikun e saj, derisa shpesh e shohim me grupe të sportistëve duke bërë aktivitete të ndryshme fizike.
Këngëtarja e cila ka vite që është pjesë e estradës shqiptare, së fundmi ka treguar linjat e përsosura edhe në veshje sportive, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Violetë Kukaj ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Instagram, derisa shfaqet e tëra veshur me të bardha, dhe e rregulluar deri në detaj.
Kukaj së fundmi është komentuar gjatë në media sa i përket ndryshimit të madh në pamjen e saj, por që ajo nuk ka pranuar se ka kryer ndonjë operacion plastik.
Sa i përket muzikës, ajo është mjaft aktive me projekte të reja, ani pse tanimë nuk po lejohen të mbahen koncertet apo ahengjet e ndryshme./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.