A është shtatzënë – përgjigjet Tea

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, gjatë ditës së djeshme ka ndarë një pyetësor me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se Tea u bë temë kryesore e mediave rozë, ku tregoi për lidhjen me konkurrentin nga Kosova, Beartin. Ajo ishte larguar si çift nga ky program me Andin, e që vetëm pak kohë pas largimit ishin ndjekësit e tyre që i kishin parë të shoqëruar dyshen Tea – Beart, por që mohohej një gjë e tillë nga ajo.

Tea nuk hezitoi t’i përgjigjet edhe pyetjes se a është shtatzënë.

“Jo”, u përgjigj ajo.

Më vonë ishte vetë Tea që e konfirmoi lidhjen e tyre përmes një video të postuar në rrjete sociale dhe akuzonte autorët e emisioni se e kishin detyruar të dilte çift me Andin dhe nuk ka qenë dëshira e saj.