×
  • Show Time
  • Show Time

    A po bëhen Marina dhe Geti prindër për herë të parë?

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 9:51

    Pas dasmës së bujshme të çiftit më të komentuar në media, është përfolur shpeshherë se ata do bëhen prindër për herë të parë.


    Kujtojmë që vitin e kaluar Marina për muaj të tërë u tha se ishte shtatzënë e më pas moderatorja deklaroi se nuk ishte e vërtet.

    Mirëpo këtë herë duket se Geti dhe Marina e ka dhënë vetë lajmin e ëmbël me foton e fundit të postuar në Instagram.

    Fansat po dyshojnë se çifti po presin një fëmijë pasi në foto shfaqen të dy duke mbajtur duart tek barku i Marinës teksa duken shumë të lumtur.

    “Keshtu sic duket foto do jeni shtatzene. Ishalla do beni nje bebe teper te bukur se jeni te dy si rrush”, “Marina shtatzene? Te pakten ne foto keshtu duket duke pare qe Geti dhe Marina kane vendosur doren tek barku i Marines”, “Po vjen nje bebe”, janë disa nga komentet e shumta të fansave teksa ky postim i Marinës është mbushur me pyetjen nëse ajo është shtatzënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!