×
  • Show Time
  • Show Time

    A po vjen ‘bomba’ nga Tayna e ish-burri i Loredanës, tregon menaxheri i reperes

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 13:55

    Kohëve të fundit në estradën muzikore shqiptare kemi parë se bashkëpunimet kanë pasur një sukses të madh dhe janë pritur shumë mirë nga publiku.


    Në një emision televiziv Mozzik u pyet se me kë do të bëje ndonje bashkëpunim që do të kthehej në super hit, ai zgjodhi këngëtaren Tayna.

    Kjo zgjoi interesimin e publikut se a do ta shohim në të ardhmen këtë dyshe në ndonjë bashkëpunim.

    I kontaktuar nga Indeksonline, menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, ka thënë se për momentin nuk ka diçka konkrete, por që e ka lënë të hapur mundësinë që dyshja në një të ardhme të afërt të vijnë me një bashkëpunim.

    Kjo padyshim se do të ishte një super këngë, duke marrë parasysh se Tayna poashtu edhe Mozzik janë mjaft të pëlqyer nga publiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!