×
  • Show Time
  • Show Time

    A e shtyri Geti Marinën ta lë televizionin, ja pergjigja e reperit

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 22:48

    Ata janë dy personazhe të njohur të botës së showbizit shqiptar. Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë ndër çiftet që ngjallin kuriozitet për publikun.


    Mbrëmjen e sotme, reperi ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Marinën. “Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë?” Kjo ishte pyetja që drejtuesi i “Xing”, Ermal Mamaqi i drejtoi reperit. Por ai u përgjigj duke thënë se ashtu si ai edhe Marina nuk pëlqen të dalë nëpër intervista. Ndërkohë në lidhje me televizionin tha se moderatorja është tip që zgjedh shumë dhe se e ka të vështirë të vendosë.

    Ermal Mamaqi: Një pjesë e rëndësishme e jetës tënde është edhe zonja e parë, Marina.

    Getoar Selimi: Faktikisht gratë janë para të gjithëve ne.

    Ermal Mamaqi: Ç’bëhet me Marinën? Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë? Se ju kosovarët thoni se gratë duhet të rrinë në shtëpi.

    Getoar Selimi: Jo, jo na ka dalë nami kot, s’është ashtu. Unë dhe Marina kemi gjetur njëri-tjetrin, jemi njëlloj. Ajo edhe më herët nuk është se ka dalë nëpër intervista.

    Ermal Mamaqi: E kam fjalën nuk po merret me televizion këto kohë.

    Getoar Selimi: Ajo është tip që zgjedh shumë, e ka të vështirë të vendosë, të zgjedhë diçka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!