×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Ismaili e do Vjosa Osmanin kryetare të LDK-së

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 23:31

    Ndërsa “lufta” për kreun e ri të LDK-së ka nisur, tashmë pothuajse figura të njohura qoftë nga politika apo jashtë saj po dalin me emra për të preferuarin e tyre.


    Është këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili e cila publikisht ka treguar se dëshiron që deputetja më e votuar e LDK-së Vjosa Osmani ta merr timonin e partisë.

    “E vetmja! The Only One!”, ka shkruar Adelina në Facebook duke postuar një fotografi të Vjosa Osmanit, raporton Reporteri.net.

    Nuk dihet nëse ky deklarim i saj lidhet me deklaratën që bëri gjatë ditës ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet i cili tha se “Kosova ka nevojë që të këtë më shumë femra në udhëheqje”, e ku u aludua që ai e dëshiron kryetare një femër në krye të një partie kosovare.

    Kujtojmë se Adelina është njëra prej përkrahësve më të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga koha e Ibrahim Rugovës.

    Andaj mbetet të shihet nëse Vjosa do t’ia plotëson dëshirën, sigurisht të paktën për t’i hyrë garës për kryetare të partisë, pasi zgjedhjen e saj apo jo e bëjnë organet e subjektit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!