Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, së bashku me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave, Afrim Muqiçi dhe Driton Hoti, si dhe drejtori ekzekutiv Visar Demolli, ditën e djeshme patën takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, ku kërkuan që masat për sektorin e gastronomisë të ndryshojnë.
Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë:
Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, kryetari i Departamentit të Estradës, Afrim Muqiçi ka zbuluar se mbledhja e radhës do të jetë këtë të premte, dhe presin që kërkesat e tyre të përfillen, gjithmonë me masat të cilat i vendosin IKShPK-ja dhe MSh.
“Kemi pas një takim dje ne si Odë e Hotelerisë dhe Turizmit, takim me zëvendësministrin e parë, z. Bislimin dhe u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, dhe në parim i kemi pasur kërkesat tona dhe janë zotuar që në mbledhjen e radhës, e cila sigurisht do të mbahet këtë të premte, atëherë duhet të përfillen kërkesat tona e të lirohet edhe sektori jonë, me masat që i vendos IKShPK me MSh, e dalë ngadalë që edhe bizniset tjera të fillojnë punën me masa si të gjitha bizneset tjera, duke marrë shembull edhe vendet e rajonit”, tha fillimisht Muqiçi.
Ai gjithashtu u shpreh se bizneset të bëjnë punën e tyre, ku të vaksinuarit të kenë përparësi, derisa ata që nuk janë vaksinuar të penalizohen.
“Me doza të vaksinës, apo test përkatës të munden që secili biznes të bëjnë punën e tyre. Të vaksinuarit t’i kthehen normalitetit, e ata që nuk dëgjojnë për të marrë vaksinat, do t’a vuajnë edhe për një kohë”, shtoi Kryetari i Departamentit të Estradës.
Sipas Muqiçit, dasmat janë ato që duhet të lejohen të parat, duke qenë se ata janë të gjithë familjarë, e që ai shton se edhe MSh duhet ta mendoj një manual për kontrollimin e tyre.
“Dasmat duhet të lejohen të parat për arsye se janë të gjithë familjarë që njihen mes vete. Kështu që MSh duhet të mendojë një manual, e që duhet të kontrollohet nga shteti për respketimin e tij. Ne jemi zotuar që do t’i marrim me përgjegjësi të plotë të gjitha obligimet tona dhe do të zbatojmë rregulloren”, shtoi Afrim Muquçi.
Kryetari i Departamentit të Estradës beson se ky takim do të jetë në anën e tyre, dhe se kërkesat e tyre do të aprovohen, pasi nuk ka logjikë më që kjo mos të ndodhë.
“Besoj që takimi i ditës së premte do të jetë në favor tonin. Nuk ka çare, pasi s’ka logjikë më”, përfundoi Muqiqi për Reporteri.net.