Këngëtarja Rihanna tashmë zyrtarisht është e lidhur me reperin e njohur amerikan, A$AP Rocky. Ishte vetë reperi që e konfirmoi lidhjen përmes një deklarate të fuqishme dashurie, ku e quan këngëtaren ‘dashurinë e jetës së tij’.
Gjatë një interviste për magazinën GQ, Rocky për herë të parë i është referuar ‘Riri-it’ si “dashuria e jetës sime”, “zonjusha ime”, duke e bërë të qartë që mes tyre ka lindur diçka, teksa ai nuk tregoi më shumë detaje, por la të kuptohej se është në lidhje, pasi deklaroi se “është shumë mirë kur je në një marrëdhënie me njeriun e duhur”.
“Ajo vlen sa për 1 milionë të tjera! Mendoj se kur e ndjen, e ndjen! Ajo është e duhura!”, tha Rocky.
Sipas Us Weekly, A$AP ka qenë i dhënë pas Rihanna-s prej shumë vitesh dhe është ai që gjithnjë përpiqej ta kthente raportin e tyre në flirtues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.