Aktori mjaft i dashur për të gjithë, Antonio Banderas është infektuar me koronavirus dhe këtë gjë e ka zbuluar në 60-vjetorin e tij.
Aktori spanjoll përmes një postimi në rrjetet socale e ka dhënë vetë këtë lajm, madje thekson se është mirë, vetëm se ndihet pak më i lodhur se zakonisht.
“Dua të bëj publike që sot … Unë jam i detyruar të festoj ditëlindjen time të 60 në karantinë pasi kam testuar pozitiv me COVID-19. Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht dhe i sigurt se do të shërohem shumë shpejt. Shpresoj që duke zbatuar rekomandimet do ta fitoj këtë luftë. Do të përfitoj nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar bërjen e planeve për të ardhmen”, shkroi Banderas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.