×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e ‘Game Of Thrones’: Kam menduar shumë herë vetëvrasjen

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 13:37
    Të dielën që lamë pas ka nisur të transmetohet sezoni i ri dhe i fundit i serialit “Game of Thrones”. Një ndër aktoret kryesore të këtij seriali është britanikja Sophie Turner, e cila luan rolin e Sansa Stark.

     
    Në një intervistë për “Phil in the Blanks”, ajo ka folur për depresionin të cilin ende po e lufton. Sophie është shprehur me lot në sy se shumë herë kur ishte më e vogël ,ka menduar vetëvrasjen, arsyen se përse edhe sot nuk e kupton.
     
    Gjithashtu ajo është shprehur se komentet në fillesat e serialit nuk kanë qenë shumë pozitive dhe ajo i ka përjetuar shumë keq. Gjatë kësaj interviste aktorja tha gjithashtu se miqësia e ngushtë me kolegen e saj në serial Maisie Williams ka qenë gati shkatërruese, pasi të dyja po kalonin depresion dhe u larguan nga të tjerët për të qëndruar vetëm me njëra-tjetrën për shumë kohë.
     
    Ndonëse ende në trajtim aktorja e njohur u shpreh se ndihej shumë më mirë dhe ndihmë për këtë ka qenë edhe i fejuari i saj këngëtari Joe Jonas.
     
    “Në çastin kur dikush të thotë çdo ditë të dua, ti fillon e do më shumë veten, pasi ky person të vë në pah cilësitë që t’i nuk i shihje më parë,”-theksoi aktorja.
     
    Ajo shprehu angazhimin e saj që në të gjitha intervistat që do të japë këto kohë do të shprehet për këtë problem si dhe do të inkurajojë njerëzit që të mos e fshehin këtë sëmundje pasi ndihen të turpëruar, por të kurohen sa më parë./Opinion.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!