×
  • Show Time
  • Show Time

    Alban Skenderaj flet për një bashkëpunim të mundshëm me Florin

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 0:00

    Është folur shumë kohët e fundit për një duet të dyshes.


    Fotot e shumta të publikuar nga vende të njëjta, kishin shtyrë publikun të flasin për një bashkëpunim mes dy super këngëtarëve Flori dhe Alban Skenderaj.

    Së fundmi në një intervistë me ABC News, Alban Skenderaj tha se raportet e tyre janë shumë të mira, por nuk dihet se a do ketë një duet mes tyre.

    “Jemi miq shumë të mirë. Nuk do të thoja që ka një këngë, por është më shumë një lojë. Është një lojë që kam përshtypjen që është hapur dhe nuk e di deri ku do të shkojë. A do të kurorëzohet me një këngë!? Nuk e di duhet të pyesni Florin. Rivaliteti midis nesh nuk ekziston, por na pëlqen si e shohin njerëzit dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është”, u shpreh ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!