×
  • Show Time
  • Show Time

    Albana Osmani largohet nga televizioni, zbulohet projekti i ri

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 13:43

    Duket se ky nuk ka qenë një vendim i minutave të fundit, por një gjë e vendosur kohë më parë.


    Moderatorja e dashur për publikun shqiptar dhe një nga më të njohurat e Top Channel ka vendosur të largohet nga ky televizion për t’i dhënë jetë një projekti të ri që mban firmën e saj. Albana Osmani, prezantuesen simpatike të cilën e kemi parë shpesh herë në drejtimin e formateve të rëndësishme në Top Channel, e disa herë si opinioniste në Top Show, me sa duket nuk do e shohim më në ekran, pas vendimit që ajo ka ndërmarrë për t’ju pëkushtuar totalisht një sipërmarrjeje të re.

    Nuk është organizata jofitimprurëse “You are a sunflower”, të cilën Albana vijon ta ketë një nga angazhimet parësore profesionale të saj, e cila po njeh zgjerim në të gjitha trojet shqipfolëse, në Shqipëri, Kosovë, etj. Këtë herë bëhet fjalë për radion, një nga dashuritë e para të Albana Osmanit.

    Duke ju referuar disa burimeve për revistën “Who”, zbulohet se bëhet fjalë për një projekt të ri dhe tërësisht personal të Albanës. Ajo ka vendosur të krijojë një radio të re, e cila do të jetë online dhe do të njihet si “O1Radio”. Ende nuk dihet se kur do të nisin transmetimet e para, por nga postimet e saj në rrjete sociale kuptohet se ka nisur testimi i saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!